Bugatti Chiron është një nga makinat më të kushtueshme në botë, me një vlerë që përafrohet në 3 milionë euro.
Edhe me atë çmim aq të shtrenjtë, që i mundësohet vetëm një elite të vogël në botë, gjithsesi pronarët e pasur duhet të presin porosinë muaj të tërë, pothuajse një vit.
Bugatti Chiron është një nga makinat më të kushtueshme në botë, me një vlerë që përafrohet në 3 milionë euro Por 4 shokë, me shumë pak para, me pasion dhe fantazi kanë ndërtuar një model që, të paktën nga larg, duket identik me automjetin luksoz Djemtë nga Vietnami kanë postuar videon e krijesës së tyre, e ndërtuar pothuajse tërësisht me fibër xhami dhe baltë Në një vit djemtë të specializuar në qeramikë kanë punuar me vëmendje çdo detaj Gjatë punimeve Gjatë punimeve “Jemi të varfër, por kemi ëndrra të mëdha”, thonë ata në videon e gjatë të punimeve Video ka arritur më shumë se 7 milionë shikime dhe lëvdata të shumta Detajet e mjetit vjetnamez
Por e njëjta koha i është dashur edhe 4 shokëve, me shumë pak para, që duke punuar me pasion dhe fantazi kanë ndërtuar një model që, të paktën nga larg, duket identik me automjetin luksoz.
Djemtë nga Vietnami kanë postuar videon e krijesës së tyre, e ndërtuar pothuajse tërësisht me fibër xhami dhe baltë. Në një vit djemtë të specializuar në qeramikë kanë punuar me vëmendje çdo detaj, ndërkohë që shoku i tyre inxhinier arriti të fuste në atë "vazo" gjigante një motor të vogël, të mjaftueshëm për të ecur në rrugët e fshatit të tyre.
“Jemi të varfër, por kemi ëndrra të mëdha”, thonë ata në videon e gjatë të punimeve, që ka arritur më shumë se 7 milionë shikime dhe lëvdata të shumta. (A2 Televizion)