Kuvendi i ka rrëzuar tre propozime, Ruçi i kërkon Metës emrin e radhës për kreun e KLSH

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 11:45 | Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mësohet se i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, ku sipas burimeve, i ka kërkuar dërgimin në Kuvend të emrit të kandidatit për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Në vazhdën e vakancës së krijuar me kryetarin e KLSH prej muajsh, ju lutem të ushtroni kompetencën tuaj dhe të sillni propozimin e radhës për kandidaturën për kreun e KLSH”, thuhet në letrën e Ruçit dërguar Metës.

Në 12 shtator të vitit të kaluar, Parlamenti rrëzoi me 77 vota kandidaturën e propozuar nga Meta për kreun e Kontrollin e Lartë të Shtetit, Petraq Milo. Më parë, Parlamenti ka rrëzuar edhe dy kandidatura të tjera të propozuara nga Presidenti, Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin. Momentalisht, kreu i këtij institucioni është Bujar Leskaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos