Ky është gabimi më i madh që bëni kur pastroni thonjtë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 08:32 | Lifestyle
Ky është gabimi më i madh që bëni kur pastroni

Kur vizitoni sallonin tuaj të preferuar për të rregulluar thonjtë, përveç një ngjyre ose dizajni të shkëlqyeshëm dhe lyerjen e duhur, duhet t'i kushtoni vëmendje edhe kutikulave. Është pika që zakonisht nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur, por bën diferencën në manikyr. Në fund të fundit, kutikulat janë irrituese dhe kanë nevojë për kujdes të shpeshtë në mënyrë që të mos "prishni" imazhin e thonjve.

Por cili është gabimi më i zakonshëm që bëni me kutikulat?

Kutikulat nuk janë të panevojshme pasi mbrojnë thonjtë nga infeksionet dhe në fakt, sa më shumë t'i presim, aq më shumë rriten dhe bëhen më të fortë.

Ajo që duhet të bëjë vajza e sallonit ose ju nëse po i bëni vetë është t'i shtyni drejt bazës së thonjve me mjetin special. Fillimisht i lagni në ujë dhe mund të aplikoni një vaj që do t'i zbusë. Më pas duhet t’i prisni, pa depërtuar shumë thellë. Në fund, fërkojeni me tampon, aplikoni kremin tuaj të preferuar të duarve dhe jeni gati! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos