La mjekësinë për informatikën

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2022, 08:47 | Aktualitet

Armand Boni është një nga ata, të cilët për pasionin e tyre, janë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka. “Ti e di më mirë se ç’do të bësh me jetën tënde”, ishin fjalët e familjes, kur u tha se do të shkëpuste studimet për mjekësi në Turqi, për të ndjekur pasionin e tij. Sot, ai është një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë me kompaninë e tij në Turqi dhe së fundmi, edhe në Britaninë e Madhe. E takojmë Armandin në një lidhje direkte nga Mbretëria e Bashkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos