
Dy javë pasi performoi në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Joe Biden, Lady Gaga shprehet mirënjohëse për këtë mundësi dhe thekson se ky ishte nderi më i madh i jetës së saj.
Këngëtarja i vlerëson ato minuta në skenë si mundësinë perfekte për t’i përcjellë kombit dhe popullit amerikan, mesazhin e unitetit.
Lady Gaga bëri fushatë për Biden gjatë zgjedhjeve, duke u paraqitur me të në prag të zgjedhjeve presidenciale nëntorin e kaluar. (A2 Televizion)