
Toka na sjell sërish mesazhe jete, përtej Covid-19. Pas Lagunës së Karavastasë, flamingot janë rikthyer edhe në Lagunën e Nartës.
Pamjet e rralla rrëfejnë se si këto shpendë janë rikthyer në vendin që dikur ka qenë shtëpia e tyre. Flamingot dhe lëvizja e tyre delikate, si një vallëzim klasik, i kishte munguar Nartës, për shkak të gjuetisë që trembi shpendët dhe i bëri ato tëlargoheshin nga laguna.
Ndalimi me ligj i gjuetisë së tyre në vitin 2016 ka bërë që numri i tyre të rritet ndjeshëm dhe flamingot të rikthehen sërish në Nartë.
Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në vend dhe sipas specialistëve është habitati kryesor i 20 000 shpendëve nga të cilët më të veçantët janë flamingot dhe pelikanët. (A2 Televizion)