Lajm i mirë për Kukësin, Valdet Rama gati të kthehet

Nga A2 CNN
26 Prill 2019, 15:32 | Futboll
Lajm i mirë për Kukësin, Valdet Rama gati të kthehet

Gjendja shëndetësore e Valdet Ramës ishte kthyer në shqetësimin e radhës për Kukësin, në një sezon të ndikuar nga dëmtimet e lojtarëve kryesorë.

 Pas ndeshjes me Flamurtarin, u përfol se ish-sulmuesi i Kombëtares rrezikonte ti nënshtrohej operacionit në gju dhe të mbyllte sezonin.

 Në situatën e krijuar, klubi doli me një deklaratë zyrtare ku saktëson se lojtari është kontrolluar në klinikat më të specializuara të vendit dhe nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

 Valdet Rama do të rikthehet në fushë gjatë javës së ardhshme, për të nisur stërvitjen me ritëm të ulët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos