
Lazio ka zhvilluar një ndeshje të madhe në takimin e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, duke mposhtur Milanin 0-1 në “San Siro”, e për pasojë duke siguruar biletën e finales.
Një hakmarrje e shpejtë e lacialëve, të cilat vetëm pak ditë më parë u mundën në kampionat pas një ndeshje me polemika të shumta dhe tashmë i mposhtën kuqezinjtë në Kupën e Italisë.
Goli i vetëm i takimit dhe kualifikimit u shënua nga Correa në minutën e 58. Ndërkohë, humbja mund të kishte qenë edhe më e thellë për Milanin, pasi Reina realizoi disa pritje të jashtëzakonshme.
Tashmë Lazio do të presë edhe ndeshjen e kthimit mes Atalantës dhe Fiorentinës për të mësuar kundërshtarin e finales së Kupës. (A2 Televizion)