
Shefi i Teslas, Elon Musk, beson se kompania e automjeteve duhet të shkurtojë punonjësit e saj me 10%.
Vendimi i dërguar në një email drejtuesve të grupit, lidhet me "një ndjenjë shumë të keqe për trendin ekonomik".
Shkurtimi, llogarit Reuters, mund të jetë rreth 10 mijë punëtorë. Për momentin Tesla, e cila ka fabrika në SHBA, Kinë dhe Berlin, punëson 99 290 punonjës.
Mesazhi vjen dy ditë pas komunikimit kundër punës në distancë të Elon Musk, sipas të cilit: "Kushdo që dëshiron të punojë në distancë duhet të jetë në zyrë për një minimum 40 orë në javë ose të largohet nga Tesla", ua komunikoi Musk menaxherëve të tij. (A2 Televizion)