Lajme të mira nga Italia, bie dukshëm numri i viktimave

Nga A2 CNN
3 Maj 2020, 19:15 | Bota
Lajme të mira nga Italia, bie dukshëm numri i viktimave

Italia duket se ka kaluar tashmë valën e parë të “makthit” koronavirus, që e ka paralizuar për pothuajse tre muaj.

Statistikat e sotme tregojnë një rënie të theksuar të viktimave, që në 24 orët e fundit kanë qenë 174, ndërkohë që bien ndjeshëm edhe numri i personave në pavijone të spitaleve dhe në terapi intensive.

Të infektuarit e rinj kanë qenë 1389, pjesa më e madhe në Lombardi, ndërkohë që dje ishin 1900. Totali i të prekurve nga COVID-19 në vendin fqinj shkon në pothuajse 211 mijë persona, ndërsa viktimat totale janë gati 29 mijë.

https://a2news.com/2020/05/02/spitali-i-parmes-mbyll-pavionin-per-koronavirusin-gezimi-i-mjekeve-dhe-infermiereve/

Ndërkohë, nesër pritet të fillojnë masa lehtësuese për italianët, nga mundësia për të vrapuar në parqet publike dhe të notosh në det, te rihapja e disa aktiviteteve komerciale, edhe pse mbetet detyrimi i përdorimit të maskave dhe pamundësia për të udhëtuar jashtë rajonit të rezidencës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos