
NBA i dha start sezonit të ri 2020-2021. Kampionati i basketbollit amerikan (NBA) nisi me humbje për Los Angeles Lakers.
Kampionët në fuqi u mundën në derbi nga Los Angeles Clippers, të cilët triumfuan dhe shijuan në një farë mënyre hakmarrjen ndaj rivalëve të tyre për finalet e "playoff"-it të kaluar.
Clippers fituan 116-109, të udhëhequr nga një super performancë e Paul George dhe Kawhi Leonard.
Ndërkohë, Brooklin Nets mposhti 125-99 Golden State Warriors në ndeshjen hapëse të sezonit. (A2 Televizion)