
Lewis Hamilton ka zbuluar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, disa javë pasi u diagnostikua me koronavirus. 7 herë kampioni i Formula 1 tregoi se ka humbur rreth 6 kg dhe se aktualisht ndihet i pafuqishëm.
Në një foto të postuar në Instagram, ku shihet në palestër, britaniku i Mercedesit u shpreh: “Kam humbur 6 kg në dy muajt e fundit. 4 kg, kur u infektova me Covid-19. Kam humbur shumë masë muskulore. Jam i pafuqishëm aktualisht, por jam i vendosur që të rifitoj forcën dhe të kthehem në formë 100%”.
Pasi doli pozitiv me koronavirus, Hamilton kaloi 10 ditë në izolim, në fillim të dhjetorit.
Këtë vit, 35-vjeçari fitoi titullin e shtatë kampion në F1, duke barazuar legjendën Michael Schumacher. (A2 Televizion)