
Në përfundim të ndeshjes finale të Eurpa League, ku Chelsea triumfoi 4-1 ndaj Arsenalit me dy gola të Hazard, sulmuesi belg u shpreh se kjo finale mund të konsiderohet një lamtumirë mes tij dhe “bluve” të Londrës.
“Si çdokush edhe unë po pres të njihem me të ardhmen. Mendoj se është një lamtumirë, por në futboll asnjëherë nuk i dihet. Ëndrra ime ishte të luaja në kampionatin anglez dhe e bëra këtë me një nga klubet më të mëdha në botë për 7 vite”.
Ylli belg tashmë pritet të bëhet pjesë e Realit të Madridit në merkaton verore. (A2 Televizion)