“Largimi im me dhunë, iluzion. Se kanë me mua, por me PS! Rama: Dhuna policore, një legjendë urbane

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2026, 12:40 | Politikë

“Largimi im me dhunë, iluzion. Se kanë me mua, por me PS! Rama:

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste se protestat e opozitës nuk kanë në shënjestër vetëm atë personalisht, por Partinë Socialiste. Sipas tij, ideja e largimit të tij me dhunë është një iluzion që synon të godasë shumicën qeverisëse.

“Dhe iluzioni i largimit tim me dhunë se ata nuk e kanë me mua e kanë me ju e kanë me PS, unë jam thjesht pengesa më e madhe dhe manipulimi i madh që shoqëruan atë iluzion kanë krijuar një shtresë toksike që ne duhet ta purifikojmë në të gjithë territorin me fjalën e faktet tona dhe angazhimin për të dëgjuar njerëzit”, tha Rama.

Sipas tij pretendimet për dhunë policore gjatë protestave, janë një legjendë urbane, ndërsa theksoi se gjobat ndaj protestuesve duhet të ekzekutohen deri në fund.

“Dhuna policore një legjendë urbane e jashtëzakonshme, ndërkohë që mbetemi i vetmi vend në një raport të përmbysur të të lënduarve. Gjobat duhen ekzekutuar deri ne fund”.

Duke iu referuar protestuesve, Rama tha se në protesta kanë qenë grupe me qëndrime dhe motive të ndryshme, ndërsa pretendoi se mes tyre kishte edhe ndikime të jashtme.

“Ne nuk kemi qenë asnjëherë të pavëmendshëm ndaj tyre. Unë personalisht i kam dëgjuar më shumë, sepse të gjitha i kanë thënë poshtë dritares së zyrës sime. Natyrisht që unë i kam ndarë, sepse të ndara kanë qenë. Në atë protestë kishte nga të gjitha. Por që sorrat dhe korbat ishin pjesë, dhe që duart e huaja ishin pjesë, kjo është e qartë. Nuk ka qenë përqeshje dhe anatemim, por ndarje e së vërtetës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos