
Familja mbretërore i bëri një homazh të fundit prekës, pasi arkivoli i saj u vendos të prehet pranë bashkëshortit të dashur Princit Philip, pas një dite të gjatë ceremonish publike të ndjekur nga 4 miliardë njerëz në të gjithë botën.
Në një postim në rrjetet sociale, familja ndau një imazh të papublikuar më parë të Mbretëreshës teksa ngjitet nëpër shqopishte, shoqëruar me një varg të veprës së Shekspirit, Hamleti, “vallëzimi engjëjve ju shoqëroftë në pushimin e përjetshëm”. Homazhi erdhi pas një momenti tejet simbolik, kur kurora e mbretëreshës, rruzulli dhe skeptri u zhvendosën nga arkivoli I saj, në mënyrë qe ajo të përcillej në banesën e fundit si një shpirt I thjesht I Krishterë.
Monarkja u rikthye në Windsor për t’u ribashkuar në përjetësi me bashkëshortin e saj, babain, nënën dhe motrat në varrin mbretëror në Kapelën e St.George, ndërsa mbretërimi I saj mbërriti zyrtarisht në fund mbrëmjen e së hënës. Familja mbretërore ndoqi shërbesën e shkurtër, teksa arkivoli I monarkes u ul në dhomën funebre, të njohur si Royal Vault. “Shko në udhëtimin tënd nga kjo botë, o shpirt I Krishterë”, ishin fjalët e Kreut të Katedrales së Windsor. Në fund, me një pjesë vaji të luajtur me gajde, Britania e Madhe dhe bota I thanë lamtumirën e fundit monarkes që udhëhoqi vendin për 70 vjet.
Mbreti Charles III dukej thellësisht I prekur teksa arkivoli zbriste në dhomën funebre, në një ditë ku u shfaq shpesh I përlotur. Më herët, 500 krerë shtetesh e funksionarë të huaj, dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë Europa morën pjesë në funeralin shtetëror të zhvilluar në Abacinë e Westiminster.
Rreth 2 milionë njerëz vërshuan në qendër të Londrës së blinduar nga forcat policore për të parë nga afër kortezhin funebër, në udhëtimin e fundit të mbretëreshës nga abacia e Westiminter në kështjellën Windsor.
Mbretëresha Elizabeth II vdiq në moshën 96-vjeçare, në 8 shtator, pasi udhëhoqi Britaninë e Madhe përgjatë 7 dekadave të ndryshimeve të mëdha kulturore e sociale. (A2 Televizion)