
Menjëherë pas shkarkimit nga detyra si trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur se kë do të drejtojë sezonin e ardhshëm.
Fiorentina ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se tekniku kalabrez do të jetë në krye të pankinës së tyre për 2 sezone.
Gennaro Gattuso u shkarkua nga drejtimi i Napolit pas barazimit në ndeshjen e fundit ndaj Veronas që i kushtoi dhe ekipit mospjesëmarrjen në Champions League.
“Presidenti Rocco Commisso njofton se trajner i ekipit të parë duke filluar nga 1 korriku 2021 është Gennaro Gattuso”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)