Kategoria Superiore, java e fundit, Teuta pranë titullit, dorëzohet Partizani

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 16:59 | Futboll
Kategoria Superiore, java e fundit, Teuta pranë titullit, dorëzohet

Kategoria Superiore luan këtë të mërkurë javën e fundit të kampionatit dhe nuk ka ende një verdikt për titullin, as për mbijetesën.

Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi bëjnë llogaritë për vendin e parë ndërsa Bylis dhe Kastrioti diskutojnë se cila do të qëndrojë në Superiore edhe sezonin e ardhshëm.

Nëse te durrsakët dhe shkodranet ka shprese për titullin, te Partizani duken te dorëzuar me trajnerin Ilir Daja që e pranon këtë fakt megjithatë, numri një i të kuqve bën me dije se skuadra e tij do të tentojë maksimumin nga ndeshja në Ballsh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos