Ligat europiane kanë përfunduar sezonin 2020/21, me fokusin tani drejt afrimeve të lojtarëve në merkato për sezonin e ardhshëm.
Ndryshimet në stolin e skuadrave italiane
Andrea Pirlo është ende në drejtimin e Juventus pavarësisht lajmeve të shumta për shkarkimin e tij, por “zonja e vjetër” është future në garë me Napolin dhe Lazion për trajnerin e Portos, Sergio Conceicao. Fiorentina është pranë trajnerit Paulo Fonseca, i shkarkuar nga Roma.

Benzema dëshiron të qëndrojë në Madrid
Pas grumbullimit në kombëtaren e Francës, është aluduar se Benzema mund të ishte pranë një rikthimi te Lyon, por në një intervistë për gazetën e njohur franceze “L’Equipe”, 33-vjeçari ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga Real Madrid.
Barcelona ringjall interesin për De Ligt
Barcelona ishte pranë afrimit të Matthijs de Light kur ai u largua nga Ajax në verën e 2019-ës, por Juventus e fitoi betejën. Tani, pas dy viteve, është raportuar nga Italia se qendër-mbrojtësi duket pranë largimit te Barcelona, pavarësisht situatës financiare që kanë. (A2 Televizion)