Lara Colturi bën historinë, shpallet kampione bote me flamurin shqiptar

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 12:43 | Sporte të tjera

Lara Colturi shkruan historinë e sportit shqiptar, duke u shpallur kampione bote për të reja në ski.

Talentja 16-vjeçare, ka dominuar në disiplinën Super G në pistën e Saint Anton të Austrisë, ku dominoi garën duke i dhënë kundërshtares zvicerane Stefanie Grob një diferencë me 65 të qindtat, dhe italianes Alice Calaba 72 të qindtat.

Lara Colturi

Vajza e kampiones italiane Daniela Ceccarelli, që mori nënshtetësinë shqiptare së bashku me të ëmën që mban edhe postin e trajneres së Kombëtares kuqezi, shihet si një nga protagonistet e skive në të ardhmen, dhe titulli i sotëm e tregon më së miri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/12/italiania-i-dhuron-shqiperise-4-medalje-ari/

A2 CNN Livestream

Latest Videos