Guardiola – anglezëve: Të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin, jo vetëm në futboll

Nga A2 CNN
20 Janar 2019, 13:28 | Futboll
Guardiola – anglezëve: Të gjithë spiunojnë

Pep Guardiola pranon se ka spiunuar kundërshtarët kur ka qenë trajner në klube të tjerë europianë, por tani që është në Premier League nuk do të dërgonte kurrë një pjesëtar të stafit të tij për të ndjekur stërvitjen e një kundërshtari.

Trajneri i Manchester Cityt, i cili ka drejtuar edhe klube si Barcelona dhe Bayern Munchen, konfirmoi se kjo praktikë është e përdorur kudo, por pranoi se diferencat kulturore kanë bërë që të ngrihet një furtunë ndaj Marcelo Bielsas, trajnerit të Leeds United, i cili së fundmi është kritikuar për taktikat e tij.

“Në shtete të tjera të gjithë e bëjnë”, tha Guardiola. “Është kultura. Kur isha te Bayern të tjerët ngjiteshin lart në kodër dhe filmonin stërvitjet tona. Të gjithë e dinë dhe kjo ndodh edhe në jetën e përditshme, jo vetëm në futboll. Të gjithë janë kureshtarë për atë që thonë të tjerët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos