Largimi i Kalos dhe Çomos, emërohen 3 anëtarë të rinj në Komitetin Teknik të Ekspertëve

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 11:22 | Aktualitet
Largimi i Kalos dhe Çomos, emërohen 3 anëtarë të rinj

Dhimitër Kraja, ish-shefi i Shërbimit Infektiv, Ermira Kola, shefe e Reanimacionit të Pediatrisë në QSUT dhe Alban Ylli, specialist i ISHP, janë 3 anëtarët e rinj të Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë.

Këto ndryshime kanë ardhur pas largimit të Tritan Kalos dhe Najada Çomos. Kalo e njoftoi largimin e tij me një postim në rrjetet sociale, ku akuzoi qeverinë, presidencën dhe opozitën për përçarje të mjekëve në përballimin e pandemisë.

https://a2news.com/2021/03/04/mjeku-tritan-kalo-terhiqet-nga-komitetit-teknik-i-eksperteve-akuza-te-forta-politikes/

Ndërkohë, tashmë Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë do të ketë 13 anëtarë nga 12 që kishte më herët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/05/najada-como-do-te-vijoje-punen-ne-spital-zevendesimi-pas-zgjedhjeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos