Largimi i trupave amerikanë, presidenti Thaçi: Më parë ikin liderët e Kosovës, sesa ata

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 12:24 | Kosova
Largimi i trupave amerikanë, presidenti Thaçi: Më parë

“Raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të ruhen si sytë e ballit”. Thirrja vjen nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mesazhit të fundit nga djali i presidentit të Amerikës, Donald Trump, i cili kërkonte tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova.

Kreu i shtetit siguron që një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe minimizon rëndësinë e deklaratës së Donald Trump Junior.

Thaçi vlerësoi kontributin e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, por nuk harroi dhe kritikat e ashpra për qasjen e viteve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos