
Tensione tek Lazio. Pas largimit të Igli Tares, kryeqytetasit nuk po gjejnë qetësi. Debatet kësaj herë kanë qenë mes presidentit Claudio Lotito dhe trajnerit Maurizio Sarri.
Tema e diskutimit ka qenë merkatoja e verës për të cilën palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Mediat italiane raportojnë për një debat të ashpër në telefon , të cilin Sarri ua ka bërë të ditur edhe futbollistëve, duke u paralajmëruar se gjithçka mund të ndodhë në dy javët e ardhshme.
Menjëherë klubet e madhe europiane janë hedhur në sulm për teknikun 64-vjeçar që ka theksuar se në rast se nuk plotësohen kushtet, ai do të largohet nga klubi.
Kjo javë mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij pasi është parashikuar një takim kokë më kokë me drejtuesit.
Vendimi i tij po mban pezull dhe rinovimin e disa prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër si Luis Alberto, Zaccagni dhe Felipe Anderson, 3 futbollistë që në rast të ne rast se nuk sqarohet situate me trajnerin Sarri, vështire se do te zgjasin kontratën me kryeqytetasit. (A2 Televizion)