Milani ka nisur vitin 2023 me fitore, duke mundur 2-1 Salernitanën në transfertë, në ndeshjen e parë të javës së 16 të Serisë A.
Pjesa e parë u dominua totalisht nga kuqezinjtë, që shënuan dy herë (10’ dhe 15’) me Leao dhe Tonali.
Në pjesën e dytë, Salernitana reagoi shumë vonë, duke shënuar vetëm në minutën e 83-të, me anë të Bonazzoli.
Me këtë fitore, Milan ruan vendin e dytë të renditjes, me 36 pikë. (A2 Televizion)








