
Më në fund ka dritë jeshile dhe sinjale pozitive mes Milanit dhe Rafael Leos. Marrëveshja që po mban në ankth të gjithë tifozët kuqezi duket se është gati.
Në mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Milanit po mendojnë t’i ofrojnë një pagë prej 7 milionë eurosh lojtarit portugez, që duket se është pajtuar me këtë mundësi, ndonëse në Premier League mund të merrte thuajse dyfishin e saj.
Emri i tij qarkulloi dhe te Manchester City apo Chelsea, dy klube që kërkonin ta bënin për vete me një ofertë marramendëse, por duket se 22-vjeaçari ka zgjedhur të qëndrojë në Milano. Shumë shpejt pritet të ketë një takim mes Maldinit, Masaras dhe përfaqësuesve të lojtarit për të përcaktuar detajet e fundit të ofertës financiare dhe nënshkrimin e kontratës së re. (A2 Televizion)