
Ende pa u shfaqur për publikun, dokumentari që pritet të lancohet këtë muaj ka shkaktuar polemika.
Kompania që ka të drejtat mbi këngët e Michael Jackson, dënoi dokumentarin që pritet të shfaqet së shpejti për publikun e në qendër të të cilit janë abuzimet seksuale ndaj fëmijëve nga këngëtari, duke e cilësuar atë si një përpjekje të egër dhe patetike për ti shkatërruar famën dhe reputacionin edhe pas vdekjes.
Dokumentari, i cili quhet “Leaving Neverland” do të shfaqet në fund të janarit në festivalin e filmit të pavarur “Sundance”, ndërsa Kanali HBO ne SHBA dhe Channel 4 në Britani do ta transmetojnë këtë verë. Pjesë e dokumentarit janë edhe intervistat me dy meshkuj, sot në të 30-tat, të cilët thonë se kanë qenë miq me pahir të Jackson dhe janë abuzuar seksualisht prej tij kur kanë qenë djem të vegjël, sipas producentëve të filmit. (A2 Televizion)