Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka humbur një tjetër betejë me drejtësinë. Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e tij për lirim nga qelitë e paraburgimit, ku qëndron prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar. Ish-ministri kundërshtoi në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë nga Apeli i Posaçëm në 2 janar, pas akuzave të SPAK ndaj tij lidhur me inceneratorin e Elbasanit. Por një Kolegj Penal i Gjykatës së Lartë vlerësoi të mos e pranojë rekursin, duke e lënë kështu të pandryshuar masën në të cilën po hetohet ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Mjedisit. (A2 Televizion)
Lefter Koka mbetet në burg, edhe Gjykata e Lartë ia refuzon kërkesën për lirim
