Pele nis rehabilitimin: Kështu luaj me Santos

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 15:22 | Futboll
Pele nis rehabilitimin: Kështu luaj me Santos

Pas ankthit të ditëve të fundit, shëndeti i Pelé është përmirësuar në mënyrë të dukshme. Legjenda braziliane e futbollit postoi një video, në të cilën shfaqej në gjendje të mirë, madje duke realizuar edhe ushtrime me biçikletë, i asistuar nga mjekët.

“Miqtë e mi, ju dërgoj këtë video të realizuar nga bashkëshortja ime, për të ndarë së bashku gëzimin. Ndihem i rrethuar nga dashuri dhe inkurajim, që më bëjnë të ndihem më mirë pas çdo dite. Pasi thashë këtë, a mendoni se së shpejti mund të kthehem të luaj me Santos?”.

Ky ishte mesazhi i shpërndarë nga Pelé pas videos së postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram. Një mënyrë për t’i treguar të gjithë botës rikuperimin shëndetësor, pas shqetësimit të krijuar gjatë ditëve të fundit. Ish-ylli i futbollit qeshte dhe bënte shaka, duke konfirmuar se ndihet mirë.

Në video shfaqej Pelé që realizonte ushtrime në biçikletë, në praninë e dy mjekëve të spitalit Albert Einstein të Sao Paolo. Ai u shtrua më 31 gusht, për t’iu nënshtruar pak ditë më pas operacionit për heqjen e një tumori në zorrën e trashë. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/tv/CUGRvE3Fr7P/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos