Zonat e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit ishin ndalesat para ndeshjes së yjeve të futbollit. Veteranët e Shqipërisë, Italisë, Greqisë e Turqisë takuan banorë të Bubqit dhe Thumanës. Gazetari i A2, Erald Kodheli ishte me ta dhe na raporton për takimin e tyre me banorët e zonës, por edhe mbresat për takimin e tyre me njëri-tjetrin në një event kaq të veçantë për vendin tonë. (A2 Televizion)
Legjendat e futbollit vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti
