All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lek i ri apo i vjetër? 54% e shqiptarëve ngatërrohen, synohet eliminimi i termave të gabuar

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 16:41 | Ekonomi
Lek i ri apo i vjetër? 54% e shqiptarëve ngatërrohen, synohet
All - Paragraf - 1

Në fakt, përcaktimi i gabuar i monedhës kombëtare është i përhapur gjerësisht. 54 për qind e shqiptarëve flasin me “lekë të vjetër”. Ishte ky rezultati i përftuar pas një ankete të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë. Me qëllim çrrënjosjen e këtij termi, nisi fushata nën sloganin, “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek!”.

Zanafilla e përdorimit të gabuar të terminologjisë vlerësohet se i ka rrënjët së paku një gjysmë shekulli më parë.

All - Paragraf - 3

Shqipëria është ndër vendet e vetme në botë që mbart një problematikë në përcaktimin e saktë të monedhës kombëtare, dhe ky fenomen është trashëguar ndër breza.

Përdorimi i gabuar “i vjetër apo i ri” për të identifikuar “Lekun” , sipas Bankës Qendrore shfaqet kryesisht te meshkujt, personat e moshuar, individët me nivel më të ulët arsimor, individët joaktivë në tregun e punës, si dhe ata me nivel të ulët të të ardhurave familjare. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos