Lëkundje e lehtë tërmeti edhe në Vlorë

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2023, 19:58 | Aktualitet
Lëkundje e lehtë tërmeti edhe në Vlorë

Një lëkundje e lehtë tërmeti është ndjerë mbrëmjen e së martës edhe në qytetin e Vlorës.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 3,4 rihter dhe epiqendër 10 kilometra në jugperëndim të Vlorës, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Më herët këtë të martë, një tërmet 4,1 rihter u regjistrua në Elbasan, i cili u ndje edhe në Tiranë, Lushnje e qytete të tjerë, por fatmirësisht nuk ka raportime për të dëme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/28/lekundje-sizmike-ne-elbasan-ndjehet-dhe-ne-disa-qytete/

A2 CNN Livestream

Latest Videos