
Një lëkundje sizmike me magnitudë 5.6 Rihter është regjistruar mëngjesin e së martës në ishullin grek të Kretës. Epiqendra e tërmetit ka qenë 100 km në jug të Makry Gialos dhe thellësia e tij ishte 20 km nën tokë.
Një tjetër lëkundje 4.7 Rihter është regjistruar disa minuta më vonë në Turqi, 64 km larg Stambollit në rajonin e Silivri.
Deri tani, autoritetet e të dyja vendeve nuk raportojnë për persona të lënduar apo dëme si pasojë e tërmeteve. (A2 Televizion)