Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Durrës, Tiranë dhe Elbasan mbrëmjen e së martës.
Pas lëkundjeve të para, u ndje një tjetër tërmet pak më i lehtë.
Sipas IGJEUM, goditja kryesore e orës 21:15 ishte me magnitudë 4,9 i shkallës Rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër fshatin Bubq.
Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 nëntorit.
Emergjencat Civile njoftojnë se nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale deri tani. (A2 Televizion)