
Pak pas mesnate, jugu i Italisë është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës rihter.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 57 kilometra në perëndim të Catanzaro-s, me një thellësi prej 30 kilometrash. Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje më të lehta.
Pas tërmetit, nuk ka pasur raportime për dëme materiale. (A2 Televizion)