Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 12:06 | Aktualitet

Lëkundje tërmeti janë regjistruar paraditen e së enjtes në vend. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

Epiqendra ka qenë 10 km në juglindje të Librazhdit në një thellësi prej dy kilometrash dhe 23 km në lindje të Elbasanit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete pranë por pa shkaktuar panik te banorët. Sipas EMSC, lëkundjet e tokës janë regjistruar në orën 11:57. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos