
Një shpërthim është raportuar mëngjesin e sotëm në policinë e kryeqytetit. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë.
Një automjet i parkuar në garazhin e një pallati, në pronësi të shtetasit S. N., dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse.
Për fat të mirë, nga ky shpërthim ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)