All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Leo Messi feston sot 35-vjetorin, lojtari argjentinas njihet si “jashtëtokësori”

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 07:14 | Showbiz
Leo Messi feston sot 35-vjetorin, lojtari argjentinas njihet si
All - Paragraf - 1

Lionel Andres Messi Cuçittini është fëmija i tretë nga katër, të një drejtuesi fabrike çeliku dhe një punëtoreje fabrike prodhimi të magnetëve. Ai ka origjinë italiane dhe spanjolle nga ana e babait, kurse nga ana e nënës ka origjinë katalanase.

Më 24 qershor 2005, në ditëlindjen e tij të 18-të, Messi firmosi kontratën e parë me ekipin e të rriturve. Kjo kontratë e bëri atë lojtar të Barcelonës, ku ka fituar plot 32 trofe, dhjetë La Liga, katër tituj të UEFA të Ligës së Kampioneve dhe gjashtë Copa del Rey.

All - Paragraf - 3

Messi ka fituar Topin e Artë gjashtë herë, katër prej të cilave njëra pas tjetrës, si dhe gjashtë Këpuca të Artë Evropiane, një tjetër rekord i tij. Në nivel ndërkombëtar, Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës. Stili i tij i lojës si një driblues këmbëmajtë, i solli krahasimin me të madhin Diego Maradona, i cili e shpalli atë si pasardhësin e tij. Messi është i martuar dhe ka tre djem. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos