Trajneri i Portugalisë i shqetësuar: Belgjika ka dy ditë më shumë pushim, por i nxehti është në favorin tonë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 18:27 | Futboll
Trajneri i Portugalisë i shqetësuar: Belgjika ka dy ditë më

Portugalia do të ndeshet kundër Belgjikës në fazën e 1/8-ave të Kampionatit Europian, një nga duelet më të forta të këtij raundi.

Ndërkohë, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka ngritur shqetësimin se kundërshtarët e tij kanë 2 ditë më shumë kohë për të përgatitur këtë takim tejet të rëndësishëm.

“Pushimi në këtë fazë është mjaft i rëndësishëm. Ne do të mundohemi të rikuperojmë lojtarët dhe t’i kemi ata në formë optimale për ndeshjen e radhës. Në do të përballemi në një terren me temperatura shumë të larta dhe besoj se kjo do të jetë në avantazhin tonë”.

Belgjika e mbylli fazën e grupeve me 3 fitore, ndërsa arriti të shënojë 7 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos