All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Lëpinte ushqimet në restorant, 400 mijë dollarë gjobë “terroristit të sushit”

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 13:22 | Bota
All - Paragraf - 1

Një zinxhir restorantesh japoneze ku ushqimi lëviz dhe klientët zgjedhin atë që duan ka akuzuar një adoleshent për “terrorizëm sushi”, pasi u filmuar duke lëpirë gishtin dhe duke fshirë pështymën e tij mbi peshk. 

Aksionet e “Akindo Sushiro” ranë ndjeshëm pasi videoja u bë virale në internet dhe u pa gati 40 milionë herë.

All - Paragraf - 3

Në video shihet i riu teksa lëpin një shishe salce soje dhe një filxhan çaji, të cilat më pas i ktheu në shirit transportues për t'u përdorur nga klientët e tjerë.

Pronari i restorantit tregon se pamjet çuan në uljen e numrit të klientëve dhe për këtë arsye kërkon 400 mijë dollarë dëmshpërblim.  

Thuhet se adoleshenti ka kërkuar falje për incidentin dhe ekipi i tij mbrojtës argumenton se ai nuk e dinte se videoja do të ngarkohej në internet dhe do të kishte një ndikim kaq të madh.  (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos