Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e kënetës, pranë bregdetit të Tales, në Lezhë.
Flakët janë shfaqur rreth orës 16:30 dhe favorizuar nga era, janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe bizneset përgjatë bregdetit.
Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e zjarrit, por era e fortë po i përhap edhe më shumë flakët.









(A2 Televizion)