
Kreu i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, tha se institucioni që ai drejton ka nisur mbi 40 hetime për çështje që lidhen me krimet zgjedhore. Ai tha se janë vlerësuar të gjitha rastet, që kryesisht janë dërguar nga partitë politike dhe premtoi se nuk do të ketë vonesa.
“Nuk do të ketë zvarritje, pa diskutim do të zgjidhen brenda afateve ligjore të gjitha rastet. Dua të garantoj publikun që SPAK po bëhet përditë e më i fortë”, tha Kraja.
I pyetur për çështjen e “patronazhistëve”, ose listës me të dhënat e mbi 900 mijë votuesve të Tiranës dhe të dhënave të tyre personale, Kraja tha se po hetohet, pavarësisht pengesë së shkaktuar pasi portali “lapsi.al” nuk dorëzoi databazën origjinale. Bllokimi i pajisjeve u kërkua nga SPAK për llogari të hetimit të nisur pas denoncimit nga lapsi.al i vjedhjes së të dhënave personale të 910 mijë votuesve nga e-Albania, që, sipas portalit, ishte bërë nga Partia Socialiste. (A2 Televizion)