Libri që zbulon origjinën e HIV/AIDS

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 16:58 | Lifestyle
Libri që zbulon origjinën e HIV/AIDS

Personi i parë që u infektua me HIV ishte një ushtar kongolez, në Luftën e Parë Botërore. Ai e mori virusin duke gjuajtur për shimpanze në Kamerun.

Kështu pretendon një ekspert në librin e tij të ri, ku tregon se si ky ushtar ishte pjesë e 1700 trupave kongoleze që u rekrutuan me detyrim nga forcat aleate për të pushtuar Kamerunin, që në atë kohë ishte një koloni gjermane.

Epidemiologu Jacques Pepin shpjegon në librin “Origjina e SIDA” se ushtari vriste shimpanze që t’i hante, pasi në zonat e thella të Moloundou (Kamerun) kishte shumë pak ushqim. Ai thotë se ushtari u infektua me HIV pasi u pre duke u përpjekur për të vrarë majmunin. Më pas, e përhapi virusin në vendlindjen e tij.

Në “BBC Radio 4”, Pepin u shpreh: “Hipoteza ime është që personi i parë fare i infektuar me HIV, pacienti zero, ishte një nga ushtarët që u dërguan në jug-lindje të Kamerunit. Ai u infektua duke gjuajtur majmunë”.

SIDA u zbulua për herë të parë në vitin 1981, mes komunitetit “gay” në SHBA. Që nga ajo kohë, ka marrë rreth 33 milionë jetë njerëzish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos