Terrorizonte prej më shumë se një dekade pjesë të mirë të Nigerisë, por edhe vendet kufitare. Në 2014 rrëmbeu 300 vajza në një shkollë, duke marrë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar. Vrasjet dhe masakrat ishin metoda e preferuar e liderit të grupit terrorist Boko Haram, Abubakar Shekau, për të shpërndarë mesazhin e Shtetit Islamik.
Por pikërisht metodat e tij, si dhe paparashikueshmëria dhe moskoordinimi për veprimet e tij me liderët e ISIS në Lindjen e Mesme, ka qenë edhe shkaku i vdekjes së nigerianit ekstremist.
Lajmi vjen nga lideri i një “trungu” të shkëputur në 2016 dhe rival të Boko Haram. Bëhet fjalë për Abu Musab Al-Barnawi, liderin e të ashtuquajturës Provinca perëndimore afrikane e Shtetit Islamik (Iswap), tashmë grupi zyrtar i ISIS në atë pjesë të Afrikës.
Abubakar Shekau, lider i Boko Haram në Nigeri, ka vdekur si pasojë e dyluftimeve me një grup rival Shekau cilësohej si një nga liderët eksrtremistë më të dhunshëm Lajmin e vdekjes e ka shpërndarë lideri i grupit rival Abu Musab Al-Barnawi, tashmë pika e referimit zyrtare e ISIS FIllimisht rrjedhojë e ISIS në Nigeri, lideri i Boko Haram Abubakar Shekau u braktis për shkak të metodave shumë të dhunshme, sipas vetë ISIS Urdhri pvr vrasjen e Shekaut me gjas aka ardhur direkt nga lideri i ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi Aktiviteti i Boko Haram ka shkaktuar vdekjen e të paktën 30 mijë personave Boko Haram Territori nigerian ku operon Boko Haram
Barnawi në një mesazh audio dëgjohet se flet me bashkëpunëtorë të tij ku flet për vdekjen e Abubakar Shekau, në fakt një vetëvrasje me jelek shpërthyes, pak para se të binte në duart e forcave të Iswap.
“Ai ka kryer krime të paimagjinueshme. Sa njerëz ka shkatërruar? Sa ka vrarë? Zoti e la në jetë, por në momentin e duhur i dërgoi ushtarë me kurajë për ta vrarë, me urdhër të liderit të besimtarëve”, pra me urdhër të drejtpërdrejtë të liderit të ri të ISIS, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi, thotë Barnawi.
Aktiviteti i Boko Haram ka shkaktuar vdekjen e të paktën 30 mijë personave, ndërkohë që më shumë se 2 milionë persona kanë braktisur territoret nën kontrollin e organizatës famëkeqe, tashmë e braktisur edhe nga vetë ISIS. (A2 Televizion)