Lidhjet e Mcgonigal në Tiranë, Balla pranon se e ka takuar, PD të enjten interpelancë me Ramën

Nga A2 CNN
30 Janar 2023, 13:30 | Politikë
Lidhjet e Mcgonigal në Tiranë, Balla pranon se e ka takuar, PD të

Vizitat dhe takimet e Charles McGonigal në Tiranë, vijojnë të trazojnë politikën shqiptare, ku përveç kryeministrit Rama dhe sekretarit të Përgjithshëm të PS, edhe kreu i grupit parlamentar socialist pranon frekuentimin me zyrtarin e FBI tashmë nën proces gjyqësor në SHBA.

Por Taulant Balla pohon që nuk bëhet fjalë për takime zyrtare.

“E kam takuar, jo nuk ka qenë zyrtar, por një takim për bashkëpunimin dhe njohjen e problematikave. Nuk e kam takuar pas largimit nga detyra”, tha Balla.

Edhe pse bëhen publike takime të reja të McGonigal në Shqipëri me përfaqësues të mazhorancës, socialistët refuzojnë të japin llogari në Parlament para një komisioni hetimor që kërkohet nga demokratët e Berishës.

Në rast se pala tjetër përsërit skenarin e bllokimit, shumica e majtë do të vijojë votimin e rendit të ditës pa diskutime si në seancën e kaluar.

Qëndrimi politik i mazhorancës kundër kërkesave me firmën e Berishës, nuk është reflektuar ndaj grupimit Alibeaj. Në konferencën e kryetarëve, socialistët kanë pranuar kërkesën e grupit parlamentar të PD për të zhvilluar të enjten një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, mbi përfshirjen në çështjen McGonigal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos