Lidhjet gjenetike të shqiptarëve, studimi: "Vëllezër" me arbëreshët, "kushërinj" me grekët e veriut

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2022, 16:03 | Aktualitet
Lidhjet gjenetike të shqiptarëve, studimi:

ADN e shqiptarëve është ende e njëjtë me arbëreshët e sotëm, por kemi ngjashmëri të mëdha gjenetike edhe me grekët.

Ky është rezultati i një studimi të kryer nga gjenetistë të Universitetit të Tiranës dhe atij të Bolonjës për lidhjet gjenetike në popullsinë e Mesdheut.

Akademiku Ilia Mikerezi, një nga autorët e studimit, tregon për A2CNN se lidhjet gjenetike me arbëreshët në Itali janë ende shumë të forta.

Po ashtu ka rezultuar se jemi të ngjashëm gjenetikisht me popullsinë e veriut të Greqisë. Ndërkohë Akademia e Shkencave, përmes Departamentit të Nano-shkencës synon të studiojë lidhjen gjenetike mes popullatës së sotme shqiptare dhe asaj ilire.

Ndërkohë  studime të mëparshme kane treguar ngjashmëritë gjenetike të shqiptarëve me popullatat e zonave të Ballkanit për shkaka edhe të lëvizjeve të tyre në vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos