Arjan Tase, i cili drejtonte skafin që përplasi për vdekje 7 vjeçaren në Himarë, është arrestuar nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia”. Agjencia e mbikëqyrjes po heton edhe 5 drejtues të tjerë të kufirit për monitorimin e sigurisë në zonat bregdetare. Por ajo që bie në sy në këtë ngjarje të paralajmëruar është moszbatimi i ligjeve. Institucionet, ashtu si në raste të tjera të ngjashme shmangin përgjegjësitë duke mos pasur kurrë fajtore. (A2 Televizion)
Ligj ka, por nuk zbatohet, oficeri akuzohet për vrasje nga pakujdesia të vogëlushes 7 vjeçe
