Ligji i medias, OSBE letër Ramës: Reflektoni ndryshimet, AMA jo gjykatë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 12:45 | Aktualitet
Ligji i medias, OSBE letër Ramës: Reflektoni ndryshimet, AMA jo

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, i ka dërguar Kryeministrit Rama një letër me opinionet e tij mbi amendamentet e ligjit për mediat audiovizive, ligjin për komunikimet elektronike si dhe rregullimet për materiale të tjera në internet.

Analiza ligjore është pjesë e një konsulte mes Qeverisë dhe OSBE, ku vlerësohet reflektimi i disa këshillave të shprehura më herët, ndërkohë që të tjera rekomandime duhet të bëhen pjesë e drafteve.

OSBE këshillon Qeverisë që të rishikojë nenin 132/1 që i jep AMA-s, Autoritetit për Mediat Audiovizive, fuqinë që të detyrojë mediat elektronike që të heqin materiale apo të vendosin një lajmërim, në raste kur bëhet fjalë për respektimin e privatësisë dhe dinjitetin e qytetarëve. Një formulim kaq i gjerë i jep AMA-s fuqi të të tjera shtesë që mund të cenojnë lirin e shprehjes, vëren OSBE. Për sa i përket shpifjes, OSBE vëren se AMA, çdo organ administrativ apo rregullator, nuk duhet të merret me çështje të tilla, të cilat duhet të mbeten kompetencë e gjykatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos