Ligji i sportit, Duka: Qeveria miratoi vetëm kodin penal, as ai nuk zbatohet

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 21:28 | Futboll
Ligji i sportit, Duka: Qeveria miratoi vetëm kodin penal, as ai nuk

Miratimi i ligjit të sporteve në Shqipëri ka ngecur, pasi qeveria nuk ka pranuar asnjë prej pikave të propozuara nga aktorët e futbollit, përveç ndryshimit të kodit penal për dhunuesit, që sipas kreut të Federatës së Futbollit, Armand Duka, as ai nuk po zbatohet.

Duka foli edhe për krizën financiare të klubeve shqiptare dhe paralajmëroi masa të forta për edicionin e ardhshëm.

“Nga paketa e ligjit të sportit është miratuar vetëm një pikë, që nuk ndikon dhe nuk ka asnjë sakrificë financiare, që është ndryshimi i kodit penal për ata që shkelin fushën e lojës. Edhe ajo nuk është zbatuar.

Në kampionatin 2020-2021 rregullat e licencimit në Shqipëri janë njësuar me kupat e Europës dhe nuk do të mund të marrë pjesë një klub që është me humbje.

Investimet nuk duhet të shkojnë për rrogat e futbollistëve, por për infrastrukturën dhe për fëmijët që të luajnë futboll”, u shpreh kreu i FSHF-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos