Gjendja kritike që po përjeton futbolli shqiptar ka bërë të domosdoshme një mbledhje të thirrur me urgjence që përfshin presidentët e ekipeve të Superiores, që po mbahet sot në ambientet e Arenës Kombëtare. Ndërkohë që Ligji për sportin ende nuk është miratuar, siç ishte premtuar nga kryeministri Edi Rama, problematikat mbeten të shumta. Presidentet janë të pakënaqur sepse sipas tyre asnjë pikë e tyre nuk është marrë parasysh. Mbi të gjitha kërkesat e tyre kanë të bëjnë me lehtësirat fiskale, dhe me mënyrën e sponsorizimit, si dhe me njohjen e sponsorizimeve në prag të mundësisë së privatizimit të ekipeve. Edhe pse pritej një prani më e plotë e presidentëve, vetëm 4 prej tyre ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme, ato të Skënderbeut, Teutës, Tiranës, Laçit dhe Luftëtarit, ndërkohë që mungojnë ekipe elitare si kampionët e Partizanit, Kukësi, por edhe Vllaznia dhe Flamurtari. Nuk përjashtohet se protesta e klubeve të Superiores mund të përfundojë edhe me vendosjen e masave ekstreme që shkojnë deri tek bojkoti i kampionatit. (A2 Televizion)
Takim mes presidentëve, rrezikohet bojkoti i kampionatit
