Ligji i sportit/ Miratohen ndryshimet në Kuvend, favorizohen sponsorizimet

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 22:46 | Sporte të tjera
Ligji i sportit/ Miratohen ndryshimet në Kuvend, favorizohen sponsorizimet

Në një kohë kur në Parlamentin shqiptar priten prej kohësh ndryshimet e ligjit të sportit për t’i dhënë atij një hov në të ardhmen, në seancën e radhës u miratuan vetëm një pjesë e tyre.

Deputeti Fidel Ylli përmendi ndryshimet në ligj, disa prej të cilave ishin kufizimi i rrogave të futbollistëve të cilët do të përfitojnë jo më shumë se 100 mijë lekë të rinj nga buxheti i bashkisë apo heqja e detyrimeve doganore për pajisjet sportive e mjekësore.

Ligji u miratua në Kuvend me 87 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim. Megjithatë, ajo që është themelore dhe që pritet të marrë zgjidhje për sportin është ligji i sponzorizimeve, i cili do të ndihmonte klubet në procesin e privatizimit dhe shumëfishimin e buxheteve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos